Berisha: Rritja 7 për qind e pagës për pedagogët, vendim cinik i Ramës NULL NULL 05.10.2022 17:20 05.10.2022 17:20 Vendimin e Qeverisë së Shqipërisë për të rritur me 7 për qind pagat e pedagogëve, kryetari i PD-së, Sali Berisha, e cilësoi urrejtje përçmuese të kryeministrit Edi Rama ndaj arsimit të lartë. Nga mbledhja e grupit parlamentar, kreu i demokratëve ftoi qytetarët të mbështesin protestat e pedagogëve. “Parashikon zero rritje buxhetore për rrogat. Dje e kishte 10, sot e ka 7 që ta çojë nesër 10, është nën inflacion, është më ulët sepse inflacioni i vërtetë është 12%. Pra nuk përbën as indeksim, përbën cinizëm. Dhe ajo që është më e rëndë është se premton 30% tjetër rritje rroge nga tarifat e studentëve, u thotë studentëve, familjeve të tyre, paguani ju tani për pedagogët.” Deputetëve që mbështesin Enkelejd Alibeajn, Berisha i shtriu dorën e bashkëpunimit duke i ftuar që të ulen së bashku edhe me partitë e tjera opozitare për të arritur në një draft të përbashkët për reformën territoriale. “Ulja së bashku me ta në komisione dhe jashtë komisioneve, gjetja e një ujdie për një projekt që ta mbështesin të gjithë deputetët e opozitës, mendoj se duhet të diskutohet edhe me partitë aleate në parlament, në mënyrë që të krijojmë një mbështetje panopozitare të të gjithë opozitës.” Në draftin final, ekspertët e Partisë Demokratike propozojnë 96 bashki dhe ndarjen e territorit nga 5 rajone./tvklan.al/