Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Berisha pjesë e konferencës “SHBA-Karta e Adriatikut” në Mal të Zi

NULL NULL
14.11.2018 16:29

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës Rrustem Berisha me ftesë zyrtare të ministrit së Mbrojtjes të Malit të Zi, Predrag Boshkoviq po merr pjesë në punimet e Konferencës së ministrave të mbrojtjes në kuadër të iniciativës “SHBA-Karta e Adriatikut (A-5) që po zhvillon punimet në qytetin e Budvës në Mal të Zi.

Në fjalën e hapjes kryetari i qeverisë malazeze Predrag Parkoviq ka thënë se  konferenca e ministrave të mbrojtjes ,”ShBA- Karta e Adriatikut’’ për lëndë kryesore ka sigurimin e mbështetjes për vendet aspirante në procesin e anëtarësimit në NATO. Ai ritheksoj se Mali i Zi do të vazhdojë të punojë për të përmbushur  objektivat e strategjik për forcimin e bashkëpunimit të përgjithshëm bilateral në mes të vendeve të Evropës Juglindore.

Zëvendës Ndihmës Sekretarja e Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara, Laura Kuper theksoi rëndësinë e rolit të Kartës në përforcimin e mirëkuptimit reciprok dhe besimit në vendet e rajonit.

Ajo tha se sfidat e sigurisë nuk njohin kufij, krijojnë një nevojë për të përcaktuar burime dhe projekte të  përbashkëta, të cilat do të kontribuojnë në zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve të mbrojtjes kombëtare, në këtë drejtim SHBA do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e vendeve në rajon.

Pjesëmarrësit e takimit konfirmuan  vendosmërinë për të vazhduar të kontribuojnë në sigurinë dhe stabilitetin rajonal nëpërmjet forcimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore, nxitjen e dialogut politik dhe zhvillimin e bashkëpunimit ushtarak, me qëllim të sigurimit të qëndrueshëm të  paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në rajon.

lajme të ngjashme