Berisha: Përpara me Ramën do të thotë drejt shkatërrimit e asgjësimit të familjes dhe gjinisë njerëzore NULL NULL 17.04.2023 20:00 17.04.2023 20:00 sali berisha Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, tha se qeverisja socialiste kërkon që të zhbëjë familjen dhe gjininë, duke shtuar se po flitet për prindi 1 dhe 2. Ai theksoi se ata e bëjnë këtë sepse duke deporsenalizuar, krijojnë njeriun pa personalitet dhe se me Edi Ramën do të thotë drejt shkatërrimit dhe asgjësimit të familjes dhe gjinisë njerëzore. “Në shekuj e mijëvjeçarë ne na ka mbajtur familja. Pa diskutim, ajo ka qenë streha, votra e cila ka garantuar jetesën dhe mbijetesën tonë. Çfarë duan të bëjnë këta. Këta duan të shembin familjen dhe gjininë. Po, po. Këta po fusin në shkolla dhe kopshte, e kanë filluar në Tiranë gjerësisht, prindi 1 dhe prindi 2. Këta fillojnë dhe i pyesin fëmijët nëpër kopshte, çfarë gjinie preferon. Këta ecin me një platformë të degradimit të familjes shqiptare. Të degradimit të plotë të shoqërisë shqiptare. A ka normë morale që e pranon këtë në Shqipëri”, u shpreh Berisha. “Duke i fshirë këta, krijojnë njeriun e pa personalitet. Njeriun që nuk di se kush është. A mund të vazhdojmë ne kështu, a duhet të ndalojmë ne këtë agresion të tmerrshëm që bëhet ndaj familjes dhe vlerave të saj. Përpara me Edi Ramën do të thotë drejt shkatërrimit dhe asgjësimit të familjes dhe gjinisë njerëzore. Ndaj dhe në 14 maj, votojmë ndryshimin, ndryshimi është në duart tuaja dhe ne jemi të sigurt se së bashku fitojmë”, ka shtuar ai./TCh Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.