Berisha: Ora policore është logjikë e kontrollit, jo e logjikë e mbrojtjes së shëndetit publik NULL NULL 26.04.2021 10:38 26.04.2021 10:38 Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka kritikuar Qeverinë për orën policore dhe kufizimin e lëvizjes. Berisha në seancën që po mbahet për pandeminë tha se ora policore është logjikë e kontrollit dhe jo e mbrojtjes së shëndetit publik, njofton Klan Kosova. “Ora policore është logjikë e kontrollit dhe jo e logjikë e mbrojtjes së shëndetit publik. Po i vendosin policët sikur kujdestar politik dhe po i maltretojnë pa asnjë efekt. Largoni orën policore dhe lejone qarkullimin e lirë” tha Berisha.