Berisha: Në muajin gusht pritet të përzgjidhet kompania fituese që do ta ndërtojë Sallën Koncertale NULL NULL 22.04.2021 11:45 22.04.2021 11:45 Është shpallur fituesi i projektit për Sallën Koncertale “Gërmia”. Fitues është autori i njohur japonez, Kengo Kuma, i cili ka bashkëpunuar me disa studio të arkitekturës. Lidhur me projektin më të madh kapital në fushën e kulturës, ka folur drejtori i Kulturës në Komunën e Prishtinës, Adrian Berisha. Ai në Sytë 7 në Klan Kosova tha se Komuna e Prishtinës do ta përballojë koston e projektit. Berisha tha se në muajin gusht do të bëhet faza tenderuese ku do të përzgjidhet kompania e cila do ta kryejë ndërtimin. “Duke marrë parasysh buxhetin ne si Komunë e Prishtinës, mendojmë se mund ta përballojmë koston e projektit, sepse është investimi kryesor kapital, edhe në konsultim me kryetarin dhe Drejtorinë e Financave, brenda tre vjetëve bazuar edhe në Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve”. “Diku nuk mund të jetë më shumë se 15 milionë euro. Deri në atë pikë mbërrin. Por, ne do ta shohim kur ta krijojmë detyrën finale, sepse ky ka qenë vetëm një projekt se si do të duket. Pastaj do të konsultohemi edhe me kolegët e Prokurimit Publik për të parë se cila do të jetë rruga e saktë. Më pa do të shqyrtojmë mundësinë për të thithur fonde edhe nga BE-ja, IPA Found”. “Nuk mund të jap afate. Por, ne e dijmë saktë hapat se cilat do të jenë. Në muajin gusht presim që të bëhet faza tenderuese e kompanisë që do të përzgjidhet për ta bërë ndërtimin e objektit”.