Bëri gjest të pahijshëm, Bellinghami rrezikon të mos luajë kundër Zvicrës NULL NULL 01.07.2024 15:35 01.07.2024 15:35 Jude Bellingham mund të mos luajë në çerekfinale të EURO 2024-shit. Shënuesi i golit të barazimit kundër Sllovakisë bëri një gjest të pahijshëm në drejtim të tribunave, duke kapur organet gjenitale. Ndonëse ai ka treguar që ai veprim ka qenë një shaka e brendshme drejtuar miqve të tij, mediumi portugez A Bola ka shkruar që UEFA-ja mund ta dënojë lojtarin e Real Madridit me së paku një ndeshje moslojë. Në rast dënimi, Bellinghami nuk do të luante në çerekfinale kundër Zvicrës.