Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Berberi që ua shkurton flokët falas fëmijëve që lexojnë (Foto)

NULL NULL
12.04.2016 22:40

Një berber i quajtur Courtney Holmes, i cili jeton në një qytet të vogël të Iowa-s në SHBA, vendosi të kontribojë në edukimin e fëmijëve të lagjes së tij, transmeton Klan Kosova.

Klan Kosova ka vendosur që ta ndajë këtë histori me ju, sepse mendojmë që ajo e dëshmon në mënyrë të përkryer faktin se si secili prej nesh mund të bëjë ndonjë vepër të mirë, dhe ato gjëra të mrekullueshme shpesh fillojnë me diçka shumë të vogël.

Courtney filloi të ofrojë prerje të flokëve falas për të gjithë fëmijët në lagjen e tij, por vetëm nëse ata e pranojnë kushtin e tij…

foto 1

Secili fëmijë duhej të lexonte një histori ose një pjesë të librit me zë, derisa ai ishte duke i prerë flokët. Ideja ishte për të nxitur në mesin e të rinjve interesimin për të lexuar.

foto 2

Berberi përfundoi me një rresht të stërgjatë të fëmijëve, të cilët ishin të gatshëm për t’i lexuar atij në këmbim të një prerjeje flokësh.

foto 3

Pa dyshim se aktet e tilla e bëjnë botën një vend më të mirë!

lajme të ngjashme