Beogradi nderon Bekim Fehmiun me festival NULL NULL 01.06.2016 20:38 01.06.2016 20:38 Festivali “Mirdita, dobar dan”, është hapur të mërkurën në qytetin e Beogradit. Ky festival organizohet për herë të tretë me radhë dhe nga sonte do të vazhdojë deri më 4 qershor. Netët e festivalit, janë të frymëzuara nga jeta dhe vepra e aktorit të madh shqiptar bekim Fehmiut Në hapjen e këtij festivali, është lexuar një letër e përbashkët e Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq. “Bekim Fehmiu, ka lënë një shenjë të pashlyeshme në mes shqiptarëve dhe serbëve”, thuhej në letër. “Jeta e tij dhe arti, përmes të cilit ai ka jetuar, tregoi se ne mund ta kuptojmë njëri tjetrin e të mësojmë nga njëri tjetri e së bashku mund të ndërtojmë një të ardhme të begatë për brezat e ardhshëm”, thoshin kryeministrat, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Osmani pas takimit me homologun hungarez: Potenciali i bashkëpunimit mes nesh është i madh 2 orë më parë