Benzema prezanton koleksionin e tij të veturave (VIDEO) NULL NULL 20.12.2021 21:05 20.12.2021 21:05 Sulmuesi i Real Madridit Karim Benzema ka treguar se është “merakli i madh i veturave”. Ai ka shfaqur koleksionin e veturave luksoze që ka. Benzema, në një video të publikuar në kanalin Youtube, ka treguar se posedon një Bugatti Chiron, Veyron Pur Sang, McLaren-Mercedes SLR, Mercedes G65 AMG, Audi RS 4, RS 6 dhe RS Q8. Francezi deklaroi se vetura e tij e parë ishte një Mini Cooper S i zi, që e kishte blerë nga një mik i tij. Pasi nënshkroi kontratën e parë profesionale me Lyonin, në ditëlindjen e tij të 18 ai bleu një BMW M6 507 CV.