Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Benzema: Fola me Vinin, është i pikëlluar

NULL NULL
30.10.2024 17:33

Karim Benzema ka zbuluar se ka folur me Vinicius Junior, i cili është ndier i mërzitur pasi nuk fitoi Topin e Artë.

“Fola me Vinin, ai është i pikëlluar… dhe kjo është normale. E meritoi të fitonte Topin e Artë,” tha Benzema, duke shprehur mbështetje për bashkëlojtarin e tij.

Duke folur për fituesin e çmimit, Rodri, Benzema tha se nuk ka asgjë kundër tij, duke e cilësuar si lojtar të mirë.

“Jam në divan duke parë TV dhe Rodri nuk bën asgjë që të të bëjë të thuash: wow!”

Benzema është vetë fitues i Topit të Artë, më 2022, pas një stinori epik me Realin ku në krah e kishte Viniciusin.

lajme të ngjashme