Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Benfica – PSV dhe dy ndeshje të tjera të playoffit sonte në Champions ekskluzivisht në Artmotion

NULL NULL
18.08.2021 18:00

 

Magjia dhe spektakli i UEFA Champions League vazhdojnë edhe sonte në platformën numër një në vend, Artmotion. Pas tre ndeshjeve interesante dhe të bukura që pamë dje mbrëma, njejtë pritet të jetë edhe sonte, pasi skuadra të mëdha do të zbresin në fushë për të provuar fitoren dhe hapin e radhës drejt kualifikimit.

Të gjitha ndeshjet do të transmetohen në platformën Artmotion.

Në Art Sport 1 do të transmetohet ndeshja Benfica – PSV e cila fillon në ora 21:00 dhe njëkohësisht është edhe kryepërballja e këtij raundi të playoffit e në komentim të saj do të jetë Jon Ajeti. 

Në Art Sport 2 në po të njejtin orar nën komentimin e Engjëll Bërbatovcit do të vije takimi në mes skuadrës kampione zvicerane, Young Boys dhe hungarezëve që eleminuan Prishtinën në raundin e dytë, Ferencvaros. 

Përveç këtyre dy përballjeve, në Art Sport 3 ekskluzivisht do të vije edhe ndeshja mes Malmos dhe Ludogorets e cila nuk mbetet aspak mbrapa nga rivaliteti në krahasim me dy të parat dhe komentohet nga Naim Selmani.

Mrekullitë futbollistike dhe sportive vetëm në Artmotion, platformën lidere në vendin tonë sa i përket ofrimit të programeve sportive, argëtuese dhe informuese.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme