Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ben Blushi provokon sërish me romanin “Kandidati”

NULL NULL
26.10.2015 09:31

Pak ditë nga dalja e librit, botimet “Mapo”, qindra kopje të shitura. Një roman që pritet të hapë debate të mëdha mes politikës dhe medias së sotme, i rrëfyer me stil dhe cinizëm, me mesazhin se cilado qofshin lidhjet me realitetin, bëhet fjalë për art!

Ben Blushi është një stereotip i pagabueshëm me goditjet e tij letrare. As dy ditë nga dalja e librit të ri “Kandidati” nga botimet “Mapo”, Blushi kapërcen kufijtë imagjinarë për të lëshuar silurën e tij të fantazisë mbi ngjarjet politike të ditëve tona. Shqipëria politike në sytë e një politikani, por dhe të një njeriu që njeh në brendi median, tingëllon provokuese. Por, tanimë Blushi është përcaktuar si një fenomen letrar për vendosjen e lëndës historike në një afri reale, duke shkaktuar debate të forta, pro dhe kundër. Kështu, prova e katërt e këtij autori vë përballë mjedisin mediatik, duke krijuar një mundësi “transparence” mbi emra konkretë e përplot aludime personazhesh. Sa ironi dhe lojë e mirëfilltë me mjetet e artit e bën shkrimtarin cinik?

Kandidati i Blushit merr përsipër të na tregojë se si zhvillohen zgjedhjet në Shqipëri…Bëhet fjalë për njërin nga kandidatët për Bashkinë e Basenit, i cili vdes papritur, para hapjes së fushatës zgjedhore dhe, megjithatë, fiton. Ai quhet Kadim Sedini dhe konkurron për kryetar Bashkie në qytetin e Basenit. Emri ngjan shumë me atë të Qazim Sejdinit, që rifitoi Bashkinë e Elbasanit, ku Blushi është deputet.

Ironi mbi një sfond politik tepër cinik. Lexuesi do të kuptojë përmes ngjashmërisë së fonemave me njërin nga qytetet fare pranë Tiranës.

Këtë fabul e ka nxitur bashkëshortja e kandidatit, Olga Sejdini e cila kërkon të ringjallë burrin e saj, për ta bërë kryetar bashkie.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni më poshtë:

http://www.mapo.al/2015/10/ben-blushi-provokon-serish-me-romanin-kandidati

lajme të ngjashme