Ben Affleck ndahet nga modelja e njohur NULL NULL 11.10.2018 23:58 11.10.2018 23:58 Ben Affleck e ka shkëputur lidhjen e tij me Shauna Sexton – pavarësisht se modelja pretendon se ajo dhe aktori janë ende të bashkuar, transmeton Klan Kosova. Një mik i Affleck ka thënë për Just Jared: ‘Ben dhe Shauna nuk janë më bashkë’. Burimi shtoi se ish-bashkëshortja e tij, Jennifer Garner, nuk ishte e kënaqur me marrëdhënien e tij të re. Ndërsa në anën tjetër, kur modelja u pyet nga Daily Mail javën e kaluar, në lidhje me marrëdhënien e saj me aktorin, ajo u përgjigj: ‘Mos besoni gjithçka që lexoni në internet’. Ajo gjithashtu tha për Radar se ajo dhe Affleck nuk janë ndarë.