Bella Hadid e feston ditëlindjen me fustan të markës Dior NULL NULL 11.10.2019 09:00 11.10.2019 09:00 Ky po që është një fustan i veçantë për ditëlindje. Bella Hadid e ka festuar ditëlindjen e saj të 23-të në një nga vendet më të njohura në New York e veshur me një fustan të kohërave më të hershme me material kadifeje nga disenjatori John Galliano nga marka Dior. Një fustan me dizajn të ngjashëm nga dekada e kaluar është aktualisht në shitje për çmimin prej 2754 dollarësh. Supermodelja e njohur e kishte kombinuar fustanin e ngushtë me ngjyrë të kuqe, rozë dhe të verdhë me një palë çizme po ashtu retro nga Paige që kushtojnë 578 dollarë dhe një çantë të vogël. Më herët gjatë ditës, Hadid e kishte shijuar një drekë me motrën e saj Gigi, nënën Yolanda, vëllaun Anëar dhe të dashurën e tij Dua Lipa.