Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Belgjika e “shkelmon” ShBA-në nga Botërori

NULL NULL
07.07.2026 07:08
Foto nga AP

Belgjika ka siguruar një vend në çerekfinalet e Kupës së Botës, pasi mposhti bindshëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rezultat 1:4, duke i bërë amerikanët vendin e tretë bashkëorganizator që eliminohet nga turneu.

Ylli i ndeshjes ishte Charles De Ketelaere, i cili realizoi dy gola dhe udhëhoqi belgët drejt një fitoreje të merituar.

Amerikanët zhvilluan një paraqitje të zbehtë, pavarësisht rikthimit në formacion të sulmuesit Folarin Balogun. Ky i fundit u lejua të luante pasi FIFA pezulloi për 12 muaj zbatimin e dënimit automatik prej një ndeshjeje, pas kërkesës së presidentit amerikan Donald Trump për rishikimin e kartonit të kuq që Balogun kishte marrë në raundin e kaluar. Megjithatë, golashënuesi më i mirë i ShBA-së në këtë Botëror, me tri gola, mbeti pothuajse i izoluar gjatë gjithë takimit.

Belgjika kaloi në epërsi që në minutën e 9-të, kur Nicolas Raskin asistoi për Charles De Ketelaere, i cili nuk gaboi nga afërsia.

ShBA-ja barazoi në minutën e 31-të falë një goditjeje dënimi të Malik Tillman, e cila u devijua nga Hans Vanaken dhe përfundoi në rrjetë.

Megjithatë, vetëm dy minuta më vonë, belgët rikthyen avantazhin. De Ketelaere realizoi golin e tij të dytë të mbrëmjes me kokë, pas një krosimi të saktë nga Leandro Trossard.

Në pjesën e dytë, Belgjika përfitoi nga një gabim i portierit Matt Freese. De Ketelaere i rrëmbeu topin gardianit amerikan, ndërsa Hans Vanaken shënoi për 1:3 me një goditje të saktë nga jashtë zonës.

Golin e fundit e realizoi Romelu Lukaku në minutën e 93-të, duke vulosur fitoren 1:4 me një goditje të ulët nga një kënd i ngushtë.

Me këtë sukses, Belgjika avancon në çerekfinale, ku të premten në Los Anxhelos do të përballet me Spanjën, kampionen në fuqi të Evropës, e cila siguroi kualifikimin pasi mposhti Portugalinë me rezultat minimal 1:0. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme