Bekim Isufi: Në pjesën e parë Kosova ishte inferiore ndaj Spanjës NULL NULL 31.03.2021 23:25 31.03.2021 23:25 Ka përfunduar ndeshja ndërmjet Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Spanjës me rezultat 1:3 në favor të kësaj të fundit. I ftuar në Sporti Special në Klan Kosova, trajneri Bekim Isufi ka thënë se gjatë pjesës së parë djelmoshat kosovarë kanë qenë inferiorë ndaj atyre spanjollë. “Duke parë ndeshjet e kaluara, kemi pritur se mos po nxjerrim një rezultat më pozitiv, por u pa qartë se sa ka forcë një Spanjë e cila pas rezultatit 2:0 nuk harxhoi shumë energji”. “Në tërësi një pjesë e parë jo aq e mirë, shumë inferiorë dhe shumë respekt ndaj kundërshtarit dhe është e arsyeshme sepse është një ish-kampion bote”. Për t’u informuar më shumë rreth ndeshjes Kosovë-Spanjë, klikoni në linkun e mëposhtëm. Kosova fiton me simbole ndaj Spanjës, por jo me gola klankosova.tv