Bëhet fotografia familjare e ministrave të Ballkanit Perëndimor me Borrell NULL NULL nga Liridona Gashi 24.06.2024 15:30 nga Liridona Gashi 24.06.2024 15:30 Fotografia familjare e ministrave te Ballkanit me Borrell Ministrat e Ballkanit Perëndimor e kanë realizuar fotografin familjare para takimit me Ministrat e Jashtëm të BE-së që është duke u mbajtur sot në Luksemburg. Kosova në këtë takim përfaqësohet nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla. Fotografinë në fjalë me ministrat e Ballkanit e realizoi shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell. Gërvalla para mediave në takim është shprehur se temë e diskutimit të sotëm beson se do të jetë zgjerimi i Bashkimit Evropian, dhe anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor. “Ne erdhëm këtu në Luksemburg për të biseduar dhe diskutuar për integrimin më tutje të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin e Evropian, dhe jo vetëm të Ballkanit Perëndimor”. “Besoj se kjo është tema kryesore të shohësh integrimin e gjithë Evropës e atyre vendeve që qëndrojnë me vlerat e Bashkimit Evropian, që mbështesin parimet evropiane të cilat nuk janë vetëm çështje politike, por ato janë edhe në aspektin e rritjes së sigurisë në Evropë në kohërat kur jemi duke u ballafaquar me agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës”. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.