Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Begaj vlerëson rolin e OSBE-së dhe përshëndet marrëveshjen e arritur në Ohër

NULL NULL
24.03.2023 17:35

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, është takuar me Sekretaren e Përgjithshme të OSBE-së, Helga Maria Schmid.

“Prita sot Sekretaren e Përgjithshme të OSBE-së, znj. Helga Maria Schmid. Vlerësova rolin e Organizatës në këto momente kyçe që kontinenti evropian dhe rendi botëror po kalojnë, si dhe nënvizova vullnetin e Shqipërisë si vend anëtar i organizatës, për të kontribuar në drejtim të ruajtjes së paqes dhe rendit botëror”, ka shkruar Begaj në Facebook.

Begaj tha se e vlerëson edhe kontributin e OSBE-së në Kosovë dhe në rajon, dhe po ashtu foli edhe për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër të cilën e përshëndeti.

“Duke u ndalur tek procesi i zgjedhjeve të ardhshme lokale, vlerësova ekspertizën e OSBE/ODIHR dhe theksova se do të bëj gjithçka që më lejon Kushtetuta dhe ligji, që jo thjesht të kemi zgjedhje më të mira se paraardhëset, por zgjedhjet të përmbushin standardet ndërkombëtare, të jenë të lira e të ndershme”.

“Vlerësova gjithashtu rolin dhe kontributin e OSBE-së në Kosovë dhe rajon. Në këtë linjë, përshëndeta dakordësimin publik që u arrit në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë dhe rikonfirmova qëndrimin e Shqipërisë se dialogu dhe marrëveshja janë rruga e vetme për një rajon në paqe dhe stabilitet”.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

lajme të ngjashme