Begaj vizitë në Azerbajxhan, do të takohet me homologun Aliyev NULL NULL 06.07.2023 10:50 06.07.2023 10:50 Bajram Begaj Presidenti i Shqipërisë ,Bajram Begaj udhëton sot drejt Azerbajxhanit me ftesë të homologut të tij Ilham Aliyev. Sikurse bëhet me dije nga zyra për shtyp e Presidencës, kreu i shtetit shqiptar do të pritet të premten (7 korrik) në një ceremoni shtetërore nga Presidenti Aliyev. Në takimin e Begajt me homologun dhe zyrtarët e tjerë të lartë, bashkëpunimi dypalësh, interesi i ndërsjelltë në ndërtimin e një rrjeti modern të gazifikimit në Shqipëri, do të jenë kryefjalë e bisedimeve. Gjithashtu, vend të rёndёsishёm në diskutime do të këtë edhe zbatimi i projekteve për shpërndarjen e gazit nga Shqipëria drejt vendeve të tjera tё rajonit. Në përfundim të takimeve dy krerët e shteteve do të mbajnë deklaratat reciproke për media. /rtsh.al/ *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.