Begaj takohet me Ahmetin: Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, mbështetës të palëkundur të Shqipërisë NULL NULL 13.07.2025 11:57 13.07.2025 11:57 Bajram Begaj dhe Ali Ahmeti Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj është takuar me kreun e BDI-së, Ali Ahmetin. Përmes një postimi në Facebook, Begaj tha se është gjithmonë kënaqësi të takohet me Ahmetin, si dhe të ndajë mendime me të, transmeton Klankosova.tv. Tutje, i pari i Shqipërisë tha se shqiptarët e Maqedonisë së Veriut janë faktor vendimtar shtetformues dhe mbështetës të palëkundur të rrugës euroatlantike të Shqipërisë. “Me Ali Ahmetin është gjithmonë kënaqësi të takohesh e të ndash mendime. Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë faktor vendimtar shtetformues dhe mbështetës të palëkundur të rrugës Euroatlantike të vendit, duke dëshmuar ngahera përkushtim ndaj paqes, stabilitetit, bashkëjetesës dhe vlerave demokratike”, ka shkruar Begaj.