Begaj: Pritet vetëm hapi final, i cili shënon momentin e merituar për të festuar NULL NULL 16.04.2024 21:36 16.04.2024 21:36 Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj. Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas vendimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për miratimin e anëtarësimit të Kosovës në këtë institucion ndërkombëtar. Presidenti Begaj falënderoi personat që kanë punuar për të mbështetur kërkesën e Kosovës për anëtarësim në KiE, shkruan klankosova.tv “Përshëndes vendimin e sotëm të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE). Falënderoj të gjithë ata që kanë punuar dhe kanë mbështetur kërkesën e drejtë të Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës. Tashmë pritet vetëm hapi final në maj, i cili shënon edhe momentin e merituar për të festuar”, ka shkruar Begaj në rrjetin social, Facebook.