Begaj: Përgëzime qytetarëve të Kosovës që shprehën vullnetin e lirë me votën e së dielës NULL NULL 09.02.2025 22:23 09.02.2025 22:23 Foto arkiv: Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj. Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përgëzuar qytetarët e Kosovës për zhvillimin e procesit zgjedhor të 9 shkurtit. Në një postim në Facebook, ai ka thënë se Qeveria e re që del nga këto zgjedhje duhet të vazhdojë punën e mirë për zhvillimin e vendit. “Përgëzime qytetarëve të Kosovës që shprehën vullnetin e lirë me votën e së dielës!” “Qeveria e re e dalë nga zgjedhjet urojmë të vazhdojë punën për të mirën e vendit me zhvillimin e reformave dhe përparimin e progresit ekonomik dhe në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë për një Kosovë të qëndrueshme dhe të aftë për të avancuar në proceset euroatlantike”, ka thënë Begaj. /Klankosova.tv