Begaj mesazh të rinjve: Keni energjinë dhe potencialin e brezit që do të ndërtojë të ardhmen NULL NULL 15.10.2025 23:26 15.10.2025 23:26 Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj u përcolli sot një mesazh të rinjve shqiptarë, dukë thënë se kanë energjinë dhe potencialin e brezit që do të ndërtojë të ardhmen. Këtë deklaratë Begaj e bëri nga Durrësi, ku ishte i ftuar në ceremoninë përmbyllëse të Kampionatit Botëror të Shahut për të Rinj, raporton abcnews.al. “Ju, të dashur të rinj e të reja, keni energjinë dhe potencialin e brezit që do të ndërtojë të ardhmen, një brezi që di të mendojë, të analizojë, të bashkëpunojë dhe të respektojë rregullat e lojës së ndershme.” “Shahu nuk është vetëm një lojë. Ai është gjimnastikë e mendjes, ushtrim i karakterit dhe një mënyrë për të ndërtuar strategjinë e mendimit, durimin dhe përqendrimin. Në çdo lëvizje të figurave, në çdo hap të menduar me kujdes, qëndron një mësim për jetën: si të shohësh përtej momentit, të mendosh me maturi, të kuptosh se çdo vendim ka pasojën e vet, ashtu si në jetë, ku çdo zgjedhje kërkon përgjegjësi, reflektim dhe guxim. Në këtë kuptim, shahu është shkollë, shkolla e qetësisë, logjikës dhe respektit për kundërshtarin” “Mbajeni të gjallë këtë frymë përtej këtij kampionati: në shkolla, në komunitete, në jetën e përditshme! Një shoqëri që investon në mendje të qeta dhe në zemra të pastra, është një shoqëri që ecën me siguri drejt së ardhmes”, është shprehur Begaj.