Begaj e fton Poloninë ta mbështesë Kosovën drejt NATO-s (VIDEO) NULL NULL nga Drin Demiri 11.05.2023 20:33 nga Drin Demiri 11.05.2023 20:33 Pas 2 dekadash, një president polak shkeli për herë të parë në presidencën shqiptare. Nikoqir i Andrzej Duda është homologu i tij në Tiranë, Bajram Begaj, që e priti me një kërkesë që s’kishte të bënte me shtetin e tij. Ky i kërkoi mysafirit ta mbështesë Kosovën në rrugën drejt NATO-s. Rast për këtë përmendi Samitin e Vailniusit që do të mbahet në korrik, njofton Klan Kosova. Ndryshe nga Kosova, Shqipëria është pjesë e NATO-s, por sfidë ka anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Presidenti shqiptar iu gëzua deklaratës së kancelarit gjerman, Olaf Scholz, që e quajti të turpshëm mosintegrimin e Ballkanit Evropian në Union. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.