Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Befasi në Eurobasket, Spanja humb ndeshjen e parë

NULL NULL
28.08.2025 16:46

Gjeorgjia fitoi ndeshjen e parë të Grupit C në Eurobasket me rezultatin 83:69.

Kjo ishte një prej befasive më të mëdha deri më tani, pasi spanjollët konsideroheshin favorit i madh në letër edhe nga njohësit e basketbollit e po ashtu edhe nga kompanitë e basteve.

Lojtari që luan në NBA, Sandro Mamukelashvili ishte më i dalluari në fitore, duke mbyllur ndeshjen me 19 pikë, 7 kërcime dhe 6 asistime./Klankosova.tv

lajme të ngjashme