Bebe Rexha ka një përgjigje për foton me të brendshme NULL NULL 12.09.2019 16:30 12.09.2019 16:30 Thënë thjesht, Bebe Rexha ndihet rehat me veten e saj. Këngëtarja me origjinë shqiptare nuk kishte qëllim që të thyente rrjetin kur publikoi në ditën e datëlindjes së saj këtë foto: nudo, duke lyer buzët shtrirë në dyshemenë e një tualeti. Në lidhje me këtë, Bebe ka folur për E! News teksa përgatitej të performonte në sfilatën e NYFW. “Ju betohem për çdo gjë që s’e kisha planifikuar”, është shprehur Bebe. Ajo ka qenë duke u përgatitur për një koncert, kur stilisti i saj i flokëve hyri dhe bëri foton. Thjesht mendoi: “Wow, dukem seksi dhe nuk e di nëse do dukem ndonjëherë më kaq seksi dhe ndihem mirë me veten. Kështu që do e postoj”, shkruan blitz.al, transmeton Klan Kosova. Dhe krah atyre që e kritikuan për foton e shpërndarë, ishte dhe i ati i saj: “Tashmë jam në fakt një grua plotësisht e rritur. Babi më tha: “Oh zot. Të lutem fshije në moment”. Dhe unë i thashë që jo, nuk kishte për të ndodhur”. Bebe është ndër të paktat këngëtare që pranon se nuk është ndjerë gjithnjë mirë me trupin e saj, por gjithçka ndryshoi kur filloi të “praktikojë” dashurinë për veten. Pra, thjesht thoni gjëra të këndshme për veten dhe pranojeni atë. View this post on Instagram This is what 30 looks like. My #BirthdaySuit Self love. Body positivity. Unapologetically me. Pre-show stretch and lipstick application #Not20Anymore A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on Aug 30, 2019 at 8:59am PDT