Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bebe Rexha ka një mesazh për vajzat shqiptare pas nominimit në Grammy

NULL NULL
09.12.2018 18:05

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, e cila është nominuar nga Akademia muzikore amerikane, Grammy Awards, ka dhënë një mesazh për vajzat shqiptare dhe ato anembanë botës, transmeton Klan Kosova.

Në konkurrencë me të është edhe këngëtarja poashtu me origjinë shqiptare, Dua Lipa, në kategorinë për “Artistin më të mirë” në Grammy.

“Dy vajza shqiptare u nominuam për dy Grammy. Në zemrën time ne tashmë kemi fituar”.

“Për të gjitha femrat shqiptare dhe femrat anembanë botës, gjithçka është e mundur, prandaj vazhdoni t’i ndiqni ëndrrat tuaja dhe vazhdoni të thyeni barrierat”, shkruan këngëtarja në një postim në Instagram.

lajme të ngjashme