BE zgjat sanksionet ndaj Rusisë NULL NULL 27.06.2025 08:46 27.06.2025 08:46 Udhëheqësit e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) kanë mbështetur rinovimin e sanksioneve sektoriale kundër Rusisë për gjashtë muaj të tjerë, deri në janar 2026. Afati i fundit për zgjatjen e sanksioneve sektoriale është 31 korriku, dhe kjo marrëveshje një muaj para afatit është mjaft surprizë, duke shmangur kështu një dramë të re me Hungarinë, e cila vazhdimisht kërcënon të mos japë pëlqimin pa të cilin nuk ka zgjatje të sanksioneve. Sanksionet e BE-së duhet të rinovohen çdo gjashtë muaj. Ekzistojnë dy grupe sanksionesh, ato sektoriale si ndalimi i eksportit të produkteve të ndryshme në Rusi dhe një listë personash dhe kompanish të ndaluara për hyrje dhe asetet e ngrira, transmeton Klankosova.tv. Sanksionet sektoriale rinovohen në janar dhe korrik, dhe lista e personave dhe kompanive në mars dhe shtator. Nga ana tjetër, ende nuk ka marrëveshje për propozimin e fundit, të 18-të, për sanksione kundër Rusisë, të cilin Sllovakia dhe Hungaria e kundërshtojnë. Të dy vendet po kërkojnë të lejohen të vazhdojnë të blejnë gaz dhe naftë ruse. Komisioni kohët e fundit propozoi që BE-ja të eliminojë përfundimisht varësinë e saj nga lëndët djegëse fosile ruse deri në fund të vitit 2027. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Nga 350 uniforma, një zë i vetëm: për Kosovën!", thotë Osmani pas betimit të rekrutëve të FSK-së 1 minutë më parë