BE premton ndihmë humanitare emergjente për të mbështetur ukrainasit gjatë dimrit NULL NULL 29.01.2026 17:24 29.01.2026 17:24 Komisioni Evropian ka njoftuar se do të ofrojë ndihmë humanitare emergjente për Ukrainën, derisa sulmet ndaj infrastrukturës së saj energjetike po vazhdojnë gjatë dimrit. Paketa parasheh që 125 milionë paund të ndahen për Ukrainën, meqë vendi po përballet me dimrin më të ftohtë gjatë katër viteve të luftës, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv. BE tha se fondet do të ndihmojnë në ofrimin e ndihmës për mbrojtje, strehim, ushqim, ndihmë financiare dhe qasje në ujë për ata që janë prekur nga sulmet e Rusisë. 6.9 milionë paund të tjera do t’i jepen Moldavisë për të mbështetur refugjatët ukrainas.