BE ndihmon Kosovën në luftën kundër Covid-19 NULL NULL 23.04.2020 14:54 23.04.2020 14:54 Shërbimi shkencor dhe i diturisë i Komisionit Europian “Qendra e Shkencës së BE-së”, ia ka dhuruar Kosovës 60 mijë materiale për kalibrimin e testeve për Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, e cila ka thënë se BE vazhdon ta ndihmojë Kosovën në luftën kundër koronavirusit, njofton Klan Kosova. “Kosova sapo ka pranuar materiale për kalibrimin e testeve për Covid-19 si donacion nga EU Science Hub. Ky material është i nevojshëm për të vërtetuar rezultatet e Covid-19 dhe për t’i diagnostifikuar siç duhet personat e infektuar. Materiali i dhuruar është i mjaftueshëm për t’i bërë valide 60,000 teste”. Thank you @EU_ScienceHub for your donation. The EU keeps helping Kosovo fight #Covid19. #EU4Kosovo https://t.co/76KNxhjdWc — Nataliya Apostolova (@ApostolovaEU) April 23, 2020 klankosova.tv