BE-ja nuk do të tolerojë sulmet në kufijtë e saj, thotë Franca pas komenteve të Trumpit për Grenlandën NULL NULL 08.01.2025 11:41 08.01.2025 11:41 Ministri i Jashtëm francez Jean-Noel Barrot shikon teksa largohet në ditën e dytë të takimit të ministrave të jashtëm të G7 në Fiuggi, Itali, 26 nëntor 2024. REUTERS/Remo Casilli Bashkimi Evropian nuk do t’i lejojë vendet e tjera të sulmojnë kufijtë e tij sovran, tha të mërkurën ministri i jashtëm i Francës, duke iu përgjigjur komenteve të presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, për të marrën nën kontroll Grenlandën. Trumpi refuzoi të hënën të përjashtonte veprimet ushtarake ose ekonomike si pjesë e dëshirës së tij të shpallur për të marrë kontrollin e Groenlandës nga SHBA-ja, si dhe Kanalin e Panamasë, transmeton Klankosova.tv. Ministri i Jashtëm francez Jean-Noel Barrot tha se ai nuk besonte se SHBA-ja do të pushtonte ishullin e gjerë Arktik që ka qenë pjesë e Danimarkës për më shumë se 600 vjet, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.