Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

BE-ja mirëpret rezolutën anti-Houthi të OKB-së

NULL NULL
13.01.2024 00:43
Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell
Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell

Në një deklaratë, Bashkimi Evropian ka thënë se “mbrojtja e lirisë së lundrimit në Detin e Kuq është jetike për rrjedhën e lirë të tregtisë globale dhe sigurinë rajonale”.

Në deklaratë thuhet se vendet anëtare të BE-së kanë të drejtë të mbrohen dhe u bëhet thirrje Houthi-ve të kenë përmbajtje “për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm në Detin e Kuq dhe rajon”, shkruan Al Jazeera, transmeton Klan Kosova.

Më herët sot, ShBA-ja dhe Britania e Madhe bombarduan pozicionet e Houthi-ve brenda Jemenit si hakmarrje për sulmet e grupit ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq.

lajme të ngjashme