BE-ja do e ndihmojë Gazën edhe me 68 milionë euro shtesë NULL NULL 26.04.2024 17:47 26.04.2024 17:47 Arkiv: Civilët palestinezë duke pritur për ndihma ushqimore. Foto: Ahmad Hasaballah/Getty Images BE-ja tha të premten se do të jap 68 milionë euro shtesë për të ofruar ndihmën e nevojshme për palestinezët në Gaza, raporton AFP. “Në dritën e përkeqësimit të vazhdueshëm të krizës së rëndë humanitare në Gaza dhe rritjes së vazhdueshme të nevojave në terren, Komisioni (Evropian) po rrit fondet e tij për të mbështetur palestinezët e prekur nga lufta në vazhdim”, thuhet në një deklaratë të BE-së. “Kjo mbështetje sjell ndihmën totale humanitare të BE-së në 193 milionë euro për palestinezët në nevojë brenda Gazës dhe në të gjithë rajonin në vitin 2024”. BE tha se ndihma e re do të përqendrohet në shpërndarjen e ushqimit, ujin e pastër, kanalizimet dhe strehimoret dhe do të kanalizohet përmes partnerëve lokalë në terren, shkruan The Guardian, përcjell Klankosova.tv.