BE: Ekipi Menaxhues u propozua nga Serbia, u emërua nga Kosova NULL NULL 04.05.2023 15:03 04.05.2023 15:03 Zëdhënësi i Bashkimit Evropian Petër Stano, ka folur në një konferencë për media lidhur me rolin Ekipit Menaxhues, që u shkarkua nga ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Stano tha se ky ekip ishte propozuar nga Serbia po që zyrtarisht ishin të emëruar nga Kosova. “Ata nuk ishin pjesë e asnjërit delegacion, as të Serbisë e as të Kosovës”, tha Stano. Ai theksoi se procesi i hartimit të statutit ka nisur dhe nuk ka përfunduar. “Ekipi Menaxhues propozoi dhe paraqiti draftin e parë, që do të thotë se nisën procesin e jo që procesi mori fund. Prandaj, vendimi për ta shkarkuar Ekipin Menaxhues shkel tekstin dhe frymën e marrëveshjes”, theksoi ai. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS Stano: Me shkarkimin e Ekipit Menaxhues, Kosova shkeli marrëveshjen
Kosova Presidenca del me sqarim: Valdrin Sahitit nuk iu dha pasaporta diplomatike nga presidentja Vjosa Osmani 16/04/2023
Kosova Mbi 150 mijë lëndë në sirtarët e gjykatave, avokatët e shohin problem kthimin e rasteve në rigjykim 16/04/2023