Stano: Me shkarkimin e Ekipit Menaxhues, Kosova shkeli marrëveshjen - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Stano: Me shkarkimin e Ekipit Menaxhues, Kosova shkeli marrëveshjen

NULL NULL
04.05.2023 14:28
Peter Stano

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano, ka folur për shkarkimin e ekipit menaxhues për hartimin e draft-statutit për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Stano në një konferencë për media të mbajtur për media tha se me shkarkimin e këtij ekipi ka shkelur marrëveshjen e arritur në Ohër.

“Ekipi Menaxhues propozoi dhe paraqiti draftin e parë, që do të thotë se nisën procesin e jo që procesi mori fund. Prandaj, vendimi për ta shkarkuar Ekipin Menaxhues shkel tekstin dhe frymën e marrëveshjes”, tha Stano.

Të mërkurën, një ditë pas takimit të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, mori vendim për t’i liruar katër anëtarët serbë të ekipit menaxhues të kryesuar nga Danijela Vujçiq.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS