Bayerni shumë i fortë për Chelsean NULL NULL 17.09.2025 23:01 17.09.2025 23:01 Harry Kane feston në fitoren e Bayernit ndaj Chelseat në Ligën e Kampionëve, 17 shtator, 2025. Foto: AP Bayerni i Mynihut, e dëshmon edhe një herë pozicionin e njërit nga favoritët kryesorë të Ligës së Kampionëve, për këtë sezon. Ata mposhtën Chelsean me rezultat 3-1. Kampionët gjerman startuan shumë mirë takimin duke shënuar në minutën e 20-të, me autogolin e Chalobah. Kane realizoi nga penalltia në minutën e 27-të, për 2-0, derisa Chelsea reagoi shpejt me golin e Cole Palmer në minutën 29-të. Pjesa e dytë nisi mirë për Bayernin, ku Kane realizoi në minutën e 63-të për ta rritur epërsinë. Chelsea arriti të shënonte në minutat e fundit, përsëri me anë të Palmer, me golin që u anulua për shkak të pozicionit jashtë loje. Me këtë fitore Bayerni bën një hap të rëndësishëm për ecurinë pozitive më tutje në garat evropiane. /Klankosova.tv