Bayerni mposhtet në shtëpi nga Interi NULL NULL 08.04.2025 23:12 08.04.2025 23:12 Inter e ka mposhtur Bayernin e Munchenit në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League. Italianët fituan me rezultat minimal 1:2, por bënë një hap goxha të madh drejt gjysmëfinales. Ishte Lautaro Martinez, ai që i kaloi në epërsi “Nerazzurët”, në minutin e 38-të. Bavarezët arritën ta barazojnë rezultatin në 1:1 me veteranin Thomas Muller, por kjo nuk mjaftoi. Kjo pasi skuadra e Simone Inzaghit nuk lëshoi pe dhe e arriti sërish epërsinë përmes Davide Fratesit, i cili qëlloi cakun për 1:2. Ndeshja e kthimit zhvillohet në “Giuseppe Meazza” pas një jave dhe mbetet të shihet nëse ky rezultat do t’ju kryejë punë “ziekaltërve” për t’u gjendut në gjysmëfinale të Champions League.