Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bayern “shkatërron” Atalantën dhe siguron përballjen me Real Madridin

NULL NULL
18.03.2026 23:04

FC Bayern Munich ka dhënë një tjetër paraqitje dominuese duke mposhtur Atalanta BC me rezultat 4-1, për të vulosur kualifikimin me shifra të thella 10-2 në total.

Gjermanët nuk lanë asnjë dyshim për superioritetin e tyre, duke kontrolluar ndeshjen dhe duke qenë të pamëshirshëm në fazën ofensive.

Dy gola u realizuan nga Harry Kane, ndërsa në listën e golashënuesve u shtuan edhe Leroy Sane dhe Luis Diaz. Golin e vetëm për italianët e shënoi Lazar Samardziq.

Me këtë fitore bindëse, Bayern siguron një vend në çerekfinale, ku e pret një përballje gjigante ndaj Real Madrid, në një duel që pritet të jetë ndër më të fortët e këtij edicioni./Klankosova.tv

lajme të ngjashme