Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bayern Munchen, “fabrika” që po i merr talentët kosovarë

NULL NULL
17.07.2026 15:40

Një tjetër talent i futbollit kosovar ka fituar vëmendjen e një prej klubeve më të mëdha në botë. Lisian Thaçi ka nisur një kapitull të ri në karrierën e tij, pasi është bërë pjesë e programit “FC Bayern Global Academy”, platformës ndërkombëtare të Bayern Munichut për zhvillimin e futbollistëve të rinj me potencial të lartë.

Lajmi për transferimin e tij është përshëndetur edhe nga presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i cili e cilësoi këtë si një tjetër dëshmi se talentet kosovare po tërheqin gjithnjë e më shumë vëmendjen e klubeve elitare evropiane.

“Talenti, por edhe puna e mirë, gjithmonë shpërblehen. Kjo po dëshmohet edhe në Kosovë, ku puna e vazhdueshme në zhvillimin e futbollistëve të rinj ka bërë që klubet e mëdha evropiane të vijnë me kampe të ndryshme, ndërsa skautët dhe trajnerët e tyre të jenë vazhdimisht në kërkim të talenteve të reja”, ka deklaruar Ademi.

Sipas tij, Lisian Thaçi tashmë është pjesë e Bayern Munichut dhe do të vazhdojë zhvillimin e tij në një nga programet më prestigjioze të klubit bavarez, duke e konsideruar këtë një hap të rëndësishëm në karrierën e futbollistit të ri.

Ademi rikujtoi se Bayern Munich ka investuar edhe më parë në zhvillimin e futbollistëve me prejardhje nga Kosova, duke përmendur emra si Erblin Osmani dhe Ylli Gashi.

“Bayerni edhe më herët ka vlerësuar dhe zhvilluar talente me origjinë nga Kosova si Erblin Osmani dhe Ylli Gashi, ndërsa tash radha është e Lisianit”, u shpreh ai.

Në fund, kreu i FFK-së i uroi sukses Thaçit në sfidën e re, duke vlerësuar edhe punën e atyre që kanë ndikuar në zhvillimin e tij si futbollist.

“I uroj shumë suksese anëtarit të Kombëtares së Kosovës në grupmoshat e reja, në këtë rrugëtim të ri dhe të rëndësishëm. I lumtë Shkollës së Futbollit Peja dhe të gjithë trajnerëve që kanë kontribuar në formimin e tij”, përfundoi Ademi.

lajme të ngjashme