Bastistje në një shtëpi në Kamenicë, policia gjen vazo me kanabis NULL NULL 15.08.2024 10:51 15.08.2024 10:51 Foto ilustruese: Policia e Kosovës Një burrë është arrestuar në Kamenicë pasi që gjatë kontrollit në afërsi të shtëpisë së tij i janë gjetur katër vazo me 8 copë bimë narkotike të llojit kanabis sativa. I dyshuari siç thotë policia, është dërguar në mbajtje. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit-bastisjes në afërsi të shtëpisë tij i janë gjetur katër vazo me 8 copë bimë narkotike të llojit ,, Kanabis Sativa’’ dhe një sasi marihuanë në peshë 1 gram. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport, njofton Klankosova.tv.