Bastisjet e policisë në veri, Prokuroria tregon se çka u konfiskua në pronat e të dyshuarve NULL NULL 29.09.2023 14:42 29.09.2023 14:42 Prokuroria Speciale Kosovës ka njoftuar me kërkesë të PSRK-së dhe me urdhër të Gjykatës, në koordinim me EULEX-in dhe KFOR-in, Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, ka zhvilluar sot aksion për bastisje në pesë lokacione të ndryshme në komunat e pjesës veriore të Kosovës, kryesisht në pronat të cilat tanimë janë të evidentuara si prona të të dyshuarve M.R dhe V.R. Prokuroria Speciale njofton se operacioni Policor ndërlidhet me sulmin terrorist të datës 24.9.2023, në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, si dhe urdhër kontrolli është zhvilluar në pronat e të dyshuarve M.R dhe V.R. dhe në hapësirën e një objekti ndihmës të Spitalit Rajonal në Mitrovicë-Veri. Sipas Prokurorisë, ky objekt i spitalit përdoret për sistemin e ngrohjes së spitalit dhe nuk ndërlidhet me hapësirat e spitalit ku trajtohen pacientet, raporton Klan Kosova.. Pas realizimit të urdhër kontrollit në pronat e të dyshuarve janë sekuestruar në cilësi të provave materiale: 2 Automjete Mercedes Argjend 4.84 Kg 2 Motor 4X4 1 Barkë-Anije 7 DVR 2 Pllaka antiplumb me dy mbrojtës 3 Thika 2 Rutera 2 Çelësa të veturave 5 Gëzhoja 1 Dronë 5 USB 1 Kamera GoPro- SSD 1 Video kamerë me kartelë 1 Shënjestër optike 1 Spray 7 telefona celular “Po ashtu, Prokuroria Speciale do të parashtroj urdhrin ndalues në Gjykatën kompetente për sekuestrim të një vile buzë liqenit të Ujmanit, një penthouse dhe një lokali. Prokuroria Speciale njofton se Policia e Kosovës do të vazhdojë me angazhimet e saja në realizimin e detyrave dhe aktiviteteve policore, në interes të ruajtjes së rendit kushtetues, ofrimit të sigurisë ndaj qytetarëve pa dallim”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.