Bastisje në shtëpinë e gardianit të arrestuar në Dubravë NULL NULL 02.02.2026 21:51 02.02.2026 21:51 Në shtëpinë e gardianit të arrestuar, Sebastian Deliajt, aktualisht po kryhen bastisje nga hetuesia. Sipas burimeve të gazetares së Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani, këto veprime po realizohen pas gjetjes së substancave narkotike, të cilat i dyshuari kishte tentuar t’i fuste brenda burgut. Ndaj të njëjtit pritet që fillimisht të caktohet masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa më pas do të parashtrohet kërkesë për caktimin e paraburgimit. Ndërkohë, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se ka ndërmarrë masa të menjëhershme disiplinore ndaj zyrtarit në fjalë, duke e suspenduar atë nga detyra./Klankosova.tv Arrestohet gardiani i Burgut të Dubravës, tentoi të fuste drogë brenda