Basketbollistet e Australisë “pezmatojnë” serbet në Olimpiadë NULL NULL 07.08.2024 15:34 07.08.2024 15:34 Australia, Paris2024, basketball Foto: abc.net.au/ Australia ka siguruar gjysmëfinalen në konkurencën e femrave në basketboll, duke demoluar Serbinë me rezultat të thellë 85:67. Alanna Smith, lojtarja e Minnesota Lynx që luan në WNBA, kampionatin më të fortë në botë, ishte thjeshtë enigmë e pazgjidhur për kundërshtaret, duke shënuar 22 pikë, plot 13 kërcime dhe 4 asiste. Ajo u pasua nga dy bashkëpatriotet, Cayla George dhe Jade Melbourne që realizuan nga 18 pikë, njofton klankosova.tv. Në çerekfinalet tjera takohen Spanja – Belgjika, Gjermania – Franca dhe Nigeria – ShBA.