Basketboll, xhiroja e gjashtë nis sot me dy ndeshje NULL NULL 15.10.2022 08:41 15.10.2022 08:41 Foto ilustruese, topi i basketit Sot do të luhen dy ndeshje interesante në kuadër të xhiros së gjashtë në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll. Dy skuadrat bardhekaltër, Rahoveci dhe Sigal Prishtina hyjnë vetëm për fitore në përballjen që zhvillohet sot. Vreshtarët kanë një fitore e katër humbje, kurse kryeqytetasit tri fitore e dy humbje, transmeton Klankosova.tv. Ndërkohë, Ponte Prizreni kërkon fitoren e katërt radhazi pas dy humbjeve të para. Prizrenasit do të sfidohen nga Vëllaznimi, që ka një fitore e katër humbje. Prince Caffe Superliga – Java 6 E shtune 17:00 Rahoveci – Sigal Prishtina 19:00 Ponte Prizreni – Vëllaznimi