Basketboll, xhiroja e dytë në Superligën e femrave NULL NULL 21.10.2022 16:09 21.10.2022 16:09 Të shtunën do të zhvillohet java e dytë në Superligën e Femrave. Favoritët presin fitore, të paktën konsiderohen favoritë në letër. United Basketball që shënoi fitoren e parë në elitë do të përballet me Bashkimin, ku skuadra prizrenase pasi fitoi Superkupën e Kosovës, mundi edhe Penzën në xhiron e parë dhe shihet favorit ndaj skuadrës gjilanase. Prishtina pas fitores së thellë në xhiron e parë ndaj Vëllaznimit, do të ndeshet me Trepçën, që pësoi në xhiron e parë nga United Basketball. Sfida e fundit për xhiron e dytë është ndërmjet Vëllaznimit dhe kampiones aktuale, Penzës. Skuadra pejane shihet favorite për të shënuar fitoren e parë në këtë edicion. Superliga e Femrave-Java 2 E shtunë 13:00 United Basketball – Bashkimi 15:00 Prishtina – Trepça 19:30 Vëllaznimi – Penza