Basketboll, mbahet mbledhja e parë e Bordit të Ligës Unike NULL NULL 24.09.2020 14:57 24.09.2020 14:57 Është mbajtur mbledhja e parë e Bordit të Ligës Unike, ku i pranishëm ka qenë edhe kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu, Drejtori i Ligës Unike, Dren Zatriqi, si dhe legjenda e basketbollit shqiptar, Vaso Shaka. Në këtë takim është biseduar për fillimin dhe rrjedhën e Ligës Unike, derisa janë marrë vendime të rëndësishme për zhvillimin e kësaj lige, njofton Klan Kosova. Entuziazmi dhe dëshira është e madhe për fillimin e Ligës, ku do të luajnë katër skuadrat më të mira nga Kosova dhe katër më të mirat nga Shqipëria. Liga Unike pritet të fillojë në fund të muajit tetor, derisa dy skuadrat e para në renditje kualifikohen në gjysmëfinale të “Play-off”-it, kurse për dy vendet tjera do të garojnë 3 vs. 6 dhe 4 vs. 5. Mbahet mbledhja e parë e Bordit të Ligës UnikeËshtë mbajtur mbledhja e parë e Bordit të Ligës Unike, ku i pranishëm ka… Publiée par Basketball Federation of Kosovo sur Jeudi 24 septembre 2020 klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.