Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Basketboll – Kosova publikon listën për ndeshjen ndaj Danimarkës

NULL NULL
16.06.2022 19:21

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës A, Christos Marmarinos, në konsultim me shtabin teknik, ka shpallur listën e gjerë të basketbollistëve për ndeshjen e qershorit ndaj Danimarkës, në kuadër të parakualifikimeve për FIBA Eurobasket 2025.

Në listën e gjerë janë ftuar 14 basketbollistë, të cilët do të mbikëqyren dhe më pas do të shpallet lista përfundimtare, transmeton Klankosova.tv.

Stërvitjen e parë basketbollistët e zhvillojnë të premten (17.06.2022) nga ora 18:00 në palestrën sportive të Kolegjit “ISP” në Marigona Residence.

Sa u përket të ftuarve, për herë të parë te Kosova A janë ftuar basketbollistët Etnik Peci dhe Ardit Pepaj.

“Dardanët” e zhvillojnë ndeshjen me Danimarkën më 30 qershor. Kosova është në grup me Danimarkën dhe Norvegjinë, ku renditet e dyta me tri pikë të grumbulluara, aq sa ka edhe Norvegjia në vendin e parë.

Numri i kombëtareve pjesëmarrëse në parakualifikime të FIBA Eurobasket 2025 është 10, ku një grup përbehet nga 4 kombëtare, kurse dy grupe tjera me nga 3 kombëtare.

Katër skuadra, tre fituesit e grupeve dhe një kombëtare, e cila është e renditur në pozitën e dytë më së miri, do të kualifikohen për raundin e dytë parakualifikues. Raundi i dytë do të mbahet midis gushtit 2022, nëntorit 2022 dhe shkurtit 2023.

Lista e gjerë:

Valon Bunjaku

Amin Hot

Etnik Peci

Dardan Berisha

Mikaile Tmusic

Altin Morina

Meriton Ismaili

Ardit Pepaj

Drilon Hajrizi

Muhamedali Janjeva

Rron Ukaj

Samir Zekiqi

Gezim Morina

Fisnik Rugova

 

 

lajme të ngjashme