Basisti i “Rolling Stone” i diagnostifikuar me kancer NULL NULL 08.03.2016 11:25 08.03.2016 11:25 Former Rolling Stone Bill Wyman smokes during a news conference in Oviedo, in this file photograph dated July 20, 2006. Wyman has been diagnosed with prostate cancer, according to a statement from the rock band's press office. REUTERS/Stringer/files Ish pjesëtari i rok grupit të famshëm Rolling Stone, Bill Wyman është diagnostifikuar me kancer në prostatë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë grupi, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova. “Ai po i nënshtrohet trajtimit dhe pritet që të shërohet tërësisht pasi që kancerin e ka zbuluar në fazë të hershme”, thuhet në deklaratën e Rolling Stone. Wyman është i lindur në lindur në tetor të vitit 1936, e grupit ai i ishte bashkuar si basist në vitin 1962. Pas 31 vitesh, ai kishte vendosur të ndahej nga grupi për projekte të tijat personale, përfshirë edhe krijimin e grupit të tij “Bill Wyman’s Rhythm Kings” në vitin 1996.