Bashkimi nuk dorëzohet, e mposht Trepçën NULL NULL 18.05.2025 21:02 18.05.2025 21:02 Bashkimi ka shënuar fitore në finalen e pestë ndaj Trepçës, me shifrat 85:77. Ndonëse ndeshjen më mirë e nisën mitrovicasit duke e fituar 23-19, njofton Klankosova.tv. Ndërsa në periodën e dytë, u rikthyen fuqishëm vendasit 29-19. Edhe çereku i tretë ishte i baraspeshuar në parket, duke përfunduar 18-17 në favor të Trepçës. Kurse dhjetë minutëshi i fundit ishte që vulosi fitoren e “Arpagjikëve”, duke u kryer kjo ndeshje në fund 85-77. Kështu tani seria shkon në finalen e gjashtë, me tre fitore të Trepçës dhe dy të Bashkimi. Skuadra që shënon katër fitore do të shpallet kampione e Kosovës. Trepça synon ta mbrojë titullin e kampionit, kurse Bashkimi trofeun e parë pas vitit 2018. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.