Bashkimi mposht kampionin NULL NULL 03.10.2024 21:38 03.10.2024 21:38 Bashkimi është skuadra e vetme e pamposhtur në ProCredit Superligë. Në ndeshjen e mbetur të xhiros së parë, prizrenasit kanë mundur kampionët e Kosovës, Trepçën me rezultat 71:64 (21:9, 11:18, 21:16, 18:21). Te vendasit, Mack Smith kishte 17 pikë e gjashtë kërcime dhe Lejson Zeqiri kishte 18 pikë e pesë kërcime, kurse te mysafirët Larry Thomas kishte 19 pikë e shtatë kërcime. Bashkimi ka tri fitore në tri ndeshje, kurse Trepça dy fitore e një humbje.